Shqetësoheni se të keni fëmijë do t’ju ngadalësojë punën? Mund të jetë e kundërta.
Një studim i kohëve të fundit që shqyrton lidhjen midis produktivitetit dhe prindërve midis një grupi ekonomistësh akademik zbuloi se nënat dhe baballarët që kishin dy ose më shumë fëmijë ishin më produktiv se ata me vetëm një ose pa fëmijë, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, botuar si një punim nga departamenti i kërkimit në Bankën Federale në janar, u përqendrua në një grup të specializuar prej 10,000 ekonomistësh shumë të aftë.
Sipas studimit, nënat e të paktën dy fëmijëve janë mesatarisht më produktiv se nënat e vetëm një fëmije dhe nënat në përgjithësi janë më produktive sesa gratë pa fëmijë.
Për qëllimet e studimit, produktiviteti u mat në kuptimin e hulumtimit të ekonomistëve në grupin e publikuar gjatë karrierës së tyre.
Studiuesit vunë në dukje se ndikimii të pasurit fëmijë në produktivitetin e një prindi ndryshoi me kalimin e kohës, kur fëmijët ishin të vegjël, prindërit e tyre ishin më pak produktiv por ndërsa fëmijët rriteshin produktiviteti i tyre rritej, duke e tejkaluar përfundimisht atë të bashkëmoshatarët e tyre me një ose me asnjë fëmijë.
Studimi gjithashtu arriti në përfundim se baballarët e të paktën dy fëmijëve janë më produktiv se baballarët e një fëmije dhe burrat pa fëmijë.
Kishte edhe përjashtime nga ato raste kur prindi ishte i lidhur pozitivisht me produktivitetin. Gratë që u bënë nëna para moshës 30 vjeçare panë një efekt të dëmshëm në rezultatin e tyre profesional, si dhe gratë e pamartuara që u bënë prindër. /GazetaShneta/