Nënat zakonisht nuk kanë shumë kohë për t’i kushtuar vetes, për shkak të foshnjës dhe dinamikës së jetës.
Por në një sondazh të realizuar nga BabyCenter, ato kanë treguar se si bëhen gati shpejtë, pastaj dalin nga shtëpia, dhe shumë probleme të tjera që ballafaqohen çdo ditë, transmeton Gazeta Shneta.
Para se të bëhen nëna, gratë zakonisht shpenzojnë 41 minuta duke u përgatitur për të dalë jashtë shtëpisë.
Por pas lindjes së foshnjës, kjo kohë minimizohet vetëm në 16 minuta dhe është pothuajse 40 për qind më pak se sa para se të bëjnë fëmijë.
Bëni një plan përpara
‘’Kam bërë gjithçka gati një natë para se të dalë’’, tregon një nënë, derisa tjetra nënë shpjegon se njëherë duhet të vendoset foshnjat në shtrat, pataj t’i kushtoi rëndësi pamjes dhe përgatitjes për të dalë jashtë.
Prioriteti
Mundohuni që sado pak të vendosni disa grimca makijazh në fytyrën tuaj para se të dilni, prandaj nuk është e domosdoshme të dilni me pizhame, por mund ta ruani pamjen rinore akoma.
Merre me lehtësi
‘’Unë përdor kozmetikë shumë pak, dhe i lë flokët të teren ngadalë me tharëse’’, shprehet njërat nga nënat e sondazhit të BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Është e rëndëishme që të kujdeseni për higjienën tuaj personale dhe dukja bukur është gjithmonë një kënaqësi që nuk duhet ta privoni veten, vetëm për shkak se jeni nënë./Gazeta Shneta/