Në lindjen e saj të dytë, Arbnore Ismaili u detyrua të kryej lindje me operacion cezarian për shkak të disa komplikimeve shëndetësore.
“Për shkak të shëndetit tim është dashtë me bë këtë zgjidhje. Fatmirësisht ka shkuar gjithçka në rregull dhe jemi të dyjat mirë. Edhe fëmijën e parë e kam lindur me prerje cezariane pasi pata fituar diabetin e shtatzënisë”, ka treguar kjo nënë.
Besime Imeri-Ajeti tregon në detaje se si nuk pranonte të kryente lindjen me operacion cezarian, derisa kjo gjë iu bë e pashmangshme për shkak të gjendjes shëndetësore.
Visare Batalli-Begolli, gjinekologe, tregon arsyet pse janë rritur lindjet cezariane në Kosovë. Shikoni videon për më tepër. /express