Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Receta më e mirë për drekë për foshnjat 4 deri 6 muajshe

Jetë 25/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebeve duhet tu jipet ushqim plotësues në fund të muajit të 4të në rastin më të hershëm dhe më së largu pas muajit të 6të.

Janë disa bebe që në muajin e 4të ose të 5të nuk mund të plotësojnë oreksin e tyre vetëm me qumësht gjiri dhe kanë nevojë për ushqim plotësues për rritje të shëndetshme. Po kështu, ka bebe që mjaftohen vetëm me qumështin e gjirit deri në fund të muajit të 6të, dhe tek atëherëjanë gati për ushqim plotësues.

Vendimi për të filluar me ushqimin plotësues duhet të bëhet gjithmonë sipas zhvillimit të fëmijës suaj. A nuk i mjafton bebes suaj vetëm qumështi i gjirit ose vetëm formula? A e mban bebja juaj tashmë kokën lartë e drejtë pa ndihmën e askujt dhe shfaq interes për ushqime të reja dhe lugën? Atëherë ju mund të filloni me ushqimin plotësues. Nëse nuk jeni të sigurtë, kërkoni këshilla nga pediatri juaj.

Nëse foshnja juaj nxjerr jashtë lugët e para të ushqimit të fëmijëve, jini të durueshëm. Ajo ose ai duhet të mësojë se si të gëlltisë ushqimin. Kjo është arsyeja se pse ju duhet ti jipni bebes suaj vetëm një sasi të vogël të lugës me ushqim plotësues në fillim, ashtu që foshnja juaj të ketë kohë të mjaftueshme për tu mësuar me këtë formë të re të të ushqyerit.

*E rekomanduar nga Komiteti i të Ushqyerit ESPGHAN (Shoqata Evropiane për Gastroenterologji Pediatrike, Hepatologji dhe Ushqyerje).

Në mënyrë ideale, ju do të filloni me 4 deri në 6 lugë të vogla me qull perimesh në kohën e drekës (për shembull, me HiPP Qull Karrotash, Qull Pastinak ose Kungull ). Pas kësaj, foshnja juaj merr racionin e zakonshëm të qumështit të gjirit apo formulën e qumështit për të mos u ndjerë i/e uritur. Mund ta rrisni sasinë e ushqimit me perime çdo ditë me nga disa lugë. Mos e humbni durimin, edhe nëse bebja juaj në fillim refuzon të hajë perimet.

Provoni sërish në ditët e ardhshme. Pas disa ditësh në mënyrë alternative mund ti ofroni lloje të reja të perimeve (Qull Karrotash, Qull Kungulli, Qull Pastinaku). Pastaj zgjeroni menynë me patate – me Hipp kavanozin e Bebeve me Karrota dhe Patate, HiPP Pastinak me Patate apo Kungull me Patate nga HiPP. Nëse dëshironi, ju mund t’a ushqeni beben tuaj me një racion në mbrëmje, nëse i përshtatet më mirë ritmit tuaj ditor, ose ndoshta nëse Babi dëshiron të jetë pjesë e racionit të parë.

Nëse gjithçka shkon mirë me perimet, diku pas javës së 3të mund ta ndërmerrni hapin tjetër dhe ta ushqeni beben tuaj me një racion të tërë me mish. Sërish HiPP-i ka produkte të përshtatshme: menytë me karrota, pastinak dhe kungull dhe përzierje të tjera për llojshmëri të shijshme. Sa më shpejt që fëmija juaj arrin të hajë një kavanoz të tërë me mish në kohën e drekës, mund të ndërpreni të ushqyerit me gji ose biberon në mesditë.

Këshilla për fillimin e të ushqyerit me ushqim plotësues:

Menyja individuale: Ju mund të krijoni meny individuale duke i kombinuar kavanozet e HiPP-it. Thjesht përzieni një gjysmë kavanozi perimesh (përafërs. 90g) me një gjysmë kavanozi të HiPP-it me ushqim mishi (përafërs. 60g).

Desert për foshnjën. Si desert ne iu rekomandojmë disa lugë me fruta të pasura me Vitaminë C. Vitamina C ndihmon në absorbimin e hekurit të çmueshëm nga mishi brenda në trup.

Artikulli paraprakNënat tregojnë si u detyruan të bëjnë lindje cezariane në Gjinekologji
Artikulli i rradhës Çfarë e shkakton urinimin gjatë natës tek djemtë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.