Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënë e bijë lindin fëmijë në të njëjtën kohë

Jetë 22/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Refugjatet nga Siria, Fatma Birinci dhe vajza e saj Gade Birinci, tre vjet më parë u larguan nga atdheu i tyre i shkatërruar nga lufta dhe strehim gjetën në Konja të Turqisë.

Ngjarjet e luftës në Siri dhe braktisja e atdheut ishin momente të vështira, përmes të cilave kishin kaluar nëna dhe vajza e saj, me origjinë turkmene. Pas më shumë se dy vjet qëndrimi në Konja, nëna dhe vajza e saj pothuajse në të njëjtën kohë mësuan se ishin shtatzëna, dhe disa muaj më vonë, sollën në jetë dy foshnja të gjinisë mashkullore.

Për t’iu falënderuar në njëfarë mënyre shtetit të Turqisë për të gjithë mbështetjen që iu dha atyre pas arritjes në Konja, Fatma (42) dhe Gade (21) djemve të tyre u dhanë emrat Recep dhe Tayyip, që janë emrat e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë shtatzënisë së tyre, nëna dhe vajza shkonin së bashku në kontrolle, së bashku lindën dhe përfundimisht së bashku i morën djemtë në krahët e tyre.

Dy të sapolindurat në repartet e lindjes në spitalin e Konjas u vizituan nga mjeku kryesor Erkan Atas, i cili i përcolli urimet e Ministrit turk të Shëndetësisë, Ahmet Demircan.

Atas, në një deklaratë për AA, tha se ishte i habitur nga fakti se nëna dhe vajza e saj kishin lindur në të njëjtën kohë.

“Nuk kam dëgjuar më parë të ketë ndodhur diçka e ngjashme. Ajo që është më e rëndësishmja është se nënat dhe foshnjat janë mirë. Ju dëshiroj jetë të gjatë dhe shumë shëndet”, tha Atas.

Nëna Fatma Birinci, pas lindjes, tha se ishte e lumtur që e kishte marrë djalin e saj në dorë të shëndetshëm.

“Veçanërisht jam e lumtur që linda në të njëjtën kohë me bijën time. Në të njëjtën kohë, u bëra me djalë dhe me nip”, tha Birinci.

Vajza Gade Birinci falënderoi të gjithë në spital për mbështetjen e ofruar.

“Jam shumë e lumtur sepse sot u bëra nënë dhe gjithashtu me një vëlla”, tha Gade.

Artikulli paraprakNënëlokja Halime: Mjekësia i ‘prishi’ gratë, nëna që e ngjesha unë lindi bebe 5.5 kg
Artikulli i rradhës Një në 200 nëna amerikane, mbesin shtatzënë pa bërë seks

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.