Nënëlokja Halime: Mjekësia i ‘prishi’ gratë, nëna që e ngjesha unë lindi bebe 5.5 kg

2017-10-22 në ora 20:55

Nënëlokja që i çon gratë drejt shtatzënisë nëpërmjet procesit të ‘ngjeshjes’ me sapunë e ujë.

Është kjo nënë Halimja nga Gllanasella e Drenicës e cila qe 70 vjet ‘ngjesh’ femrat që nuk mund të kenë fëmijë.

Halimja gjatë luftës kishte punuar edhe si mami përkrah doktorit tash të ndjerë, Lec Gradica, ndërsa për punën e saj përkrah Dr.Lecit në spitalin e Likocit si dhe për zanatin e saj prej vitesh.

Në një video-intervistë të realizuar nga abresh.info, ajo tregon se si ka nisur të mësojë nga nëna e saj kur ishte vetëm 8 vjeçare, ndërsa i ka trajtuar gratë vet kur i ka mbushur 14 vjet.

Nënëlokja Halime thotë se mjekësia po i ‘prish’ gratë të cilat po kërkojnë të mbesin shtatzënë.

Ajo thotë se një nënë nga Mitrovica, të cilën e kishte trajtuar, ka lindur fëmijë 5 kilogramë e gjysmë.

Halimja thotë se nuk kërkon para nga asnjë grua. Ndiqeni videon. /Gazeta Shneta/