Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënë pas të 50-ave, a është e rrezikshme?

Jetë 12/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënë pas moshës 50 vjeçare, a është e rrezikshme?

Në shumë vende gjithnjë e më tepër po përhapet tendenca për të patur fëmijë në moshë më të madhe. Falë përparimeve në mjekësinë riprodhuese, gratë mund të bëhen nënat në të 50-at e tyre dhe më vonë. Sipas një grupi hulumtuesish nga dy qendra izraelite, lindja e një fëmije në këtë moshë nuk është ndryshe nga të bërit nënë pas moshës 40 vjeçare sa i përket rreziqeve për rezultatin e shtatzënisë dhe për shëndetin e gruas dhe të porsalindurit.

Pak dallime midis moshës 40 dhe 50-vjeçare

Në studimin e Universitetit Ben-Gurion të Negevit dhe të Qendrës Mjekësore të Universitetit Soroka të Beer Sheva, në të vërtetë nuk është njohur një rritje e madhe e komplikimeve te gratë që vendosin të bëhen nëna në moshën 50 vjeçare krahasuar me gratë që kanë lindur në mes të viteve 40 dhe 50 të jetës. Sidoqoftë, mosha shumë e avancuar, pas 50 vitesh, mbetet një faktor rreziku për shtatzëninë, gratë dhe fetusin, të shoqëruara me ngjarje të padëshirueshme dhe për këtë arsye është thelbësore që studiuesit të vazhdojnë të trajtojnë shtatzanitë tek gratë mbi 40 vjeç.

Çasti vendimtar në moshën 40-vjeçare

Studimi gjeti se incidenca e të gjitha komplikimeve ishte më e madhe tek gratë pas moshës 40 vjeç. Por nuk ka pasur rritje të komplikimeve tek gratë mbi 50 vjeç krahasuar me grupmoshën e mëparshme. Për shembull, çrregullime të lidhura me hipertensionin siç janë preeklampsia kanë prekur 4.8% të grave nën moshën 39 vjeç; 10.9% e grave ndërmjet 40 dhe 44; 15.4% midis 44 dhe 49 vjeç dhe 8.8% 50 vjeç. Ndërsa rreziku i seksionit cezarian, respektivisht preku 13.1%, 26.9%, 28.7% dhe 23.5% të grave.

Diabeti gestational dhe indeksi i ulët i Apgar

Të bërit mama në moshën 50 vjeçare (si dhe mbi 40 vjeç) u shoqërua me rrezikun e diabetit gestacional dhe një indeks të ulët Apgar, rezultat i një testi të shpejtë që vlerëson gjendjen fizike të porsalindurve (duke përfshirë zbulimin e rrahjeve të zemrës, funksionin e frymëmarrjes, tonin e muskujve, reflekset dhe ngjyrën e lëkurës).

Pavarësisht nga ndryshimet në numrin e ngjarjeve të padëshiruara gjatë shtatzanisë dhe lindjes, të dhënat e autorëve tregojnë që të merren në konsideratë se shtatzanitë mbi të 40-atjanë më të rrezikuara, dhe akoma më shumë shtatzanitë mbi 50-at.

Artikulli paraprakGjumi i tepërt gjatë vikendit nuk e zëvendëson gjumin e humbur të javës
Artikulli i rradhës Lëkura rrezatuese gjatë shtatzënisë, ja pse ndodh

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.