Fjetja me orë të zgjatura gjatë vikendit nuk do të fshijë efektet negative të shëndetit të privimit të gjumit gjatë javës.
Në fakt, gjumi i tepërt mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore përfshirë shtimin e peshës dhe diabetin., transmeton GazetaShneta.
“Borxhi i gjumit mund të rrisë simptomat depresive, të përkeqësojë ankthin, të çojë në përdorim të substancave, të shkaktojë shtim në peshë dhe të ngadalësojë metabolizmin, të përkeqësojë inflamacionin dhe të dëmtojë kujtesën”, tha dr. Alex Dimitriu, psikiatër dhe specialist i gjumit.
Për të kompensuar humbjen e gjumit, shumë njerëz përpiqen të paguajnë “borxhin e gjumit” duke fjetur në fundjavë, transmeton “HealthLine”.
“Të gjeturat e studimeve tregojnë se ndjeshmëria e insulinës së veçantë të muskujve dhe të mëlçisë ishte më e keqe në personat që kishin gjumë të tepërt në fundjavë”, tha Christopher Depner, PhD, asistent profesor i hulumtimeve në Universitetin e Kolorados Boulder dhe autori kryesor i një studimi të bërë në këtë çështje.
Ju mund të përpiqeni të bëni orë shtesë të gjumit duke fjetur më shumë, por nuk mund të kompensoni ose të riparoni dëmin që keni bërë në trupin tuaj gjatë ditëve kur nuk keni fjetur mjaft.
“Gjumi është një proces themelor i përditshëm për shëndetin e trupit, trurit dhe mendjes. Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, shëndeti juaj ndikohet drejtpërsëdrejti dhe kjo mund ose nuk mund të shërohet me gjumë shtesë”, tha Durmer për Healthline.
Disa këshilla për ta përmirësuar orarin e gjumit:
– Përcilleni një rutinë funksionale
– Krijoni një ambient të këndshëm për gjum në dhomë
– Duhet ta doni shtratin tuaj
– Mos e mbani telefonin afër
– Përcilleni me përpikmëri planin e fjetjes pa asnjë lëshim /GazetaShneta/