Qeveria e Japonisë ka dhuruar 1.1 milion grant për Ministrinë e Shëndetësisë, para këto të cilat do të shfrytëzohen për furnizimin e institucioneve shëndetësore me aparatura moderne.
Lajmin për grant e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook, të cilin e ka cilësuar shumë të rëndësishëm, shkruan Gazeta Shneta.
“1.1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë për shëndetësinë kosovare??. Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona?.”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
Veç të tjerash, ministri Ismaili ka theksuar edhe se do të arrijë marrëveshje të tjera, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.
“Në javët në vijim do të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit tonë shëndetësor.”, vijon më tutje postimi i të parit të shëndetësisë.
Kabineti qeveritar kishte miratuar nismën në lidhje me marrëveshjen e grantit 1.1 milionësh nga qeveria e Japonisë në fillim të këtij viti.
Ndryshe, javë më parë, Gazeta Shneta kishte raportuar për mungesën e aparaturës së diagnostikimit të kancerit të mushkërive në Klinikën e Pulmonologjisë, pasi thuhej se kjo aparaturë ishte prishur qe 9 muaj./Gazeta Shneta/