Për shumicën e prindërve është krejtësisht e natyrshme që vogëlusheve të veta – derisa janë bebe – t’ua shpojnë veshët.
Në disa shtete të BE-së, p.sh. në Gjermani, pediatrit janë deklaruar qartë kundër shpimit të veshëve të bebeve dhe fëmijëve të vegjël.
Madje madje, ka pasur raste të cilat kanë përfunduar në gjyq.
Pediatrit përgjithësisht paralajmërojnë që ekziston rreziku nga infeksionet.
Plaga e vogël e cila shkaktohet është një “derë hyrjeje” e baktereve, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion – dhe pastaj plaga mbyllet.
Për shkak të kësaj, pediatrit rekomandojnë që fëmija të bartë vëthë pas moshës 12 vjeçe./Telegrafi/