Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptim për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Lajme 02/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse (ECDC) nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sëmundjeve ngjitëse.

Ky Memorandum i Mirëkuptimit (MoU) është nënshkruar ndërmjet ECDC-së, përfaqësuar nga Drejtoresha znj. Pamela Rendi-Wagner, dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, përfaqësuar nga Dr. Ardita Baraku, Drejtoreshë e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve, për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, përmes përgatitjes për pjesëmarrje në aktivitetet e ECDC-së dhe shkëmbimit të informacionit në kohë.

Bazuar në rregulloret dhe ligjet relevante të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, ky dokument synon të vendosë një kuadër të bashkëpunimit për:

    • Pjesëmarrje në aktivitetet mbështetëse të ECDC-së për vendet kandidate për anëtarësim;
    • Forcimin e mbikëqyrjes, ndarjes së të dhënave dhe reagimit ndaj kërcënimeve shëndetësore;
    • Trajnime, zhvillim profesional dhe përmirësim të qasjes nder sektoriale “One Health” për luftimin e rezistencës antimikrobike;
    • Shkëmbim të inteligjencës epidemiologjike për sëmundje të caktuara dhe pjesëmarrje si vëzhgues në rrjetet e ECDC-së;
    • Mbështetje për përmirësimin e kapaciteteve të përgjigjes ndaj epidemive në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR).

Marrëveshja përcakton koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta përmes caktimit të pikave ndërlidhëse që do të punojnë në identifikimin e fushave të përbashkëta për bashkëpunim përmes planeve vjetore dhe shumëvjeçare të punës.

Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm për Kosovën në drejtim të integrimit në strukturat evropiane të shëndetit publik dhe përforcimit të kapaciteteve për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Artikulli paraprakKanceri i zorrës së trashë po rritet te të rinjtë—A është një toksinë bakteriale fajtore?
Artikulli i rradhës Pse humbja e dhjamit të barkut me PCOS mund të jetë e vështirë dhe çfarë ndihmon

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.