Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK Dr. Xhevdet Gojnovci ka folur për Gazetën Shneta lidhur me raportimet në media për një bebe të lindur me dy gjini. Neonatologu ka treguar se bëhet fjalë për një foshnjë të lindur para kohe, e cila është ende në zhvillim e sipër.
“Jemi ende duke e përpunuar rastin. Është një sindromë kongjenitale hiperplastike e gjëndres mbiveshkore e cila manifeston edhe me çrregullime të dukshme të organeve. Nuk mundemi me thënë se ka dy gjini sepse ende është në përpunim. Nëse është ajo që po dyshojmë ne për sindromin kongjenital, foshnja do të shkojë mirë me terapi pa ndonjë problem dhe nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike”, ka deklaruar Gojnovci.
Ai ka thënë se janë në proces të disa analizave si dhe do të konsultohen edhe me profesionistë të tjerë, radiolog, kirurgun e fëmijëve, endokrinologun dhe një profesionist të gjenetikës.
Gojnovci ka shpjeguar tutje se foshnja ka ardhur në jetë në javën e 35-të me peshë 995 gramë.
“Foshnja është e lindur para kohe dhe zhvillimi i organeve është në proces normal. Ende nuk mund ta përcaktojmë gjininë sepse është rreth 900 gramë. Ajo është e lindur me çrregullim gjenetik e cila prodhon hormone e të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e organeve gjenitale të mashkullit apo femrës. Nuk është e drejt me quajt gjininë në këtë proces. Edhe nëse do të jetë intersex atëherë do të mbetet në të drejtën e tij/saj për të vendosur gjininë në të ardhmen”, ka deklaruar mjeku.
Mjeku ka bërë të ditur se raste të tilla kanë pasur edhe në të kaluarën të cilat kanë shkuar mirë me terapi. /Gazeta Shneta/