Varëset janë të zakonshme në banjo, por policia ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me një lloj të veçantë të tyre.
Gjetur në tualetet publike, hotele e restorante, varëset mbajnë një kamera të fshehur për t’i spiunuar njerëzit, shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse e shihni një të tillë, policia ka këshilluar njerëzit që ta raportojnë menjëherë.
Kjo pasi poseduesit e tyre janë duke keqpërdorur pamjet e regjistruara.
Kjo pajisje është duke u shitur në Amazon për një çmim rreth 8 funte dhe mbajnë një kamerë fare të vogël që mezi shihet. /Gazeta Shneta/