Në Kosovë dhe rajon është rikthyer sëmundja e fruthit. Deri më tani janë prekur 100 persona, ndërsa në mesin e tyre është edhe një foshnje 4 muajshe në gjendje të rëndë.
Sëmundjen ngjitëse të fruthit, foshnjat zakonisht e marrin në moshën ndërmjet 6-muaj dhe 2 vjet, ndërsa më së shpeshti ndodh në vitin e parë, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë janë simptomat e fruthit tek foshnja:
– Fruthi te bebja nis me temperaturë më të lartë se zakonisht dhe zgjatë rreth tri ditë. Fillimisht duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
– Temperatura mund të arrijë deri në 39.5 gradë celsius. Pas tri ditësh nisin ethet dhe skuqje në lëkurë që zakonisht shfaqet në krahë dhe kofshë.
– Gjatë kësaj kohe, foshnja zakonisht është shumë e irrituar dhe sjellja e tij dhe oreksi do t’ju bëjnë të shqetësoheni më shumë.
– Të gjitha këto shenja mund të jenë të qarta brenda 5-7 ditësh. /Gazeta Shneta/