Në fillim të pandemisë, ne ishim të trajnuar për simptomat treguese të COVID-it si: kollë, ethe, gulçim dhe humbje të nuhatjes ose shijes. Por me koronavirusin që pësoi mutacion disa herë gjatë vitit të kaluar dhe tani shkaktoi disa raste tek njerëzit e vaksinuar plotësisht, ato nuk janë më domosdoshmërisht shenja dalluese të infeksionit.
Në fakt, virusi po paraqitet kaq ndryshe mes përhapjes së variantit Delta saqë ekspertët e virusit thonë se nuk duhet të prisni më për të zhvilluar ethe ose për të humbur njërën nga shqisat tuaja në mënyrë që të testoheni për COVID, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Dr. Tiffany Mattingly, nga The Health Collaborative tha se – shumë njerëz po i ngatërrojnë simptomat e tyre të koronavirusit për çështje shëndetësore jo urgjente sepse simptomat e variantit Delta ndryshojnë nga llojet e tjera.
“Shumë njerëz mendojnë se kanë infeksione të sinusit, se është sezoni i alergjive, ose se është ndryshimi i kohës dhe nuk është COVID-19”.
Dhimbja e fytit është një shenjë e zakonshme e infeksionit të sinusit dhe alergjive, por mjekët thonë se tani duhet të testoheni për COVID nëse keni këtë simptomë ose mendoni se keni një infeksion të sinusit.
Sipas Dr. Mattingly, një problem i madh me infeksionet e Delta-së, është se mund ti prek dhe njerëzit e vaksinuar, mirëpo këto simptoma janë zakonisht shumë më pak të rënda (në krahasim me njerëzit e pavaksinuar), që do të thotë se ata mund të kenë më shumë gjasa të presin për t’u testuar.
“Deri sa të bëhet më e rëndë gjendja që dikush të vendosë të bëjë një test COVID, ata mund ta kenë përhapur atë në shumë njerëz, sepse kanë kaluar disa ditë nga bartja e virusit”, paralajmëron ajo.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), personat e vaksinuar plotësisht mund të përhapin ende virusin nëse janë infektuar me variantin Delta, megjithëse ka të ngjarë të jenë infektues për një periudhë më të shkurtër kohore sesa njerëzit e pavaksinuar.
Në qershor, studiuesit nga Britania e Madhe lëshuan gjetjet e tyre nga studimi i vazhdueshëm ZOE COVID, duke përcaktuar se cilat simptoma kanë më shumë gjasa të jenë nga varianti Delta.
Dhimbja e fytit ishte një nga pesë simptomat më të zakonshme në mesin e rasteve të COVID-it tek personat e vaksinuar, për të vazhduar më pas – me dhimbje koke, rrjedhje hundësh, teshtitje dhe humbje të nuhatjes. /Gazeta Shneta/