Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK Dr. Basri Lenjani, ka reaguar pas raportimit në media për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria për mos deklarimin e pasurisë së plotë.
Lenjani ka thënë bëhet fjalë për një gabim teknik nga pakujdesia, që sipas tij ka ndodhur për shkak të ngarkesës me punë në Klinikën Emergjente, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka sqaruar pronësinë e bashkëshortes së tij në ordinancën ‘Os Oral Dent’, për të cilën ka thënë se nuk ka asnjë obligim tatimor në ATK dhe se është biznes i rregullt.
“Po ju premtojë dhe garantojë se është një gabim teknik por jo i qëllimshëm por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente QKUK dhe këtë e dëshmojë para Gjykatësit në Gjykatë dhe do të dëshmohet pafajësia ime”, ka deklaruar Lenjani.
Lexoni reagimin e tij të plotë:
REAGIM PUBLIK
Të nderuar qytetarë,
Sot sic jeni informuar në mëngjes nga portalet të shumta se sot është ngritur një aktakuze ndaj meje;
Ju njoftojë për hirë të korrektësisë se pas një gabimi tim teknik të cilën do të sqarojë si në vijim; se të gjitha mjetet financiare janë legale e të transferuara nga institucioni ku punojë dhe janë transferuar përmes xhirollogarisë të cilën e kam dëshmuar në AKK.Kurse sa i përket të ordinacës së gruas me emrin “OS ORAL DENT” i regjistruar me numër të Biznesit 810152728 moslajmërimi është bërë si pasoje e gabimit teknik dhe mbingarkesës në punë dhe të gjitha detyrimet tatimore janë kryera dhe mund të verifikohen përmes ATK-se.
Po ju premtojë dhe garantojë se është një gabim teknik por jo i qëllimshëm por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente QKUK dhe këtë e dëshmojë para Gjykatësit në Gjykatë dhe do të dëshmohet pafajësia ime.
Personalisht, ndjehem i prekur në dinjitet njerëzor, profesional dhe familjar.
Me respekt
Prof. Asoc. Basri Lenjani MD.PhD
Prishtinë 30.08.2021