Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëse jeni mbi 40 vjeç, kjo është një simptomë COVID që duhet rishikuar

Jetë 10/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ende ka shumë gjëra që nuk dimë për COVID-19, por një gjë që është bërë e qartë është se koronavirusi i ri nuk është gjithmonë një situatë e kryer dhe e përfunduar.

COVID-19 ka aftësinë për të infektuar përsëri njerëzit dhe për të lënë disa të shëruar me simptoma afatgjata, të njohura si forma e “COVID të gjatë”, shkruan burimi Best Life.

Simptomat e zgjatura prekin diku nga 10 deri në 30 përqind të atyre që infektohen me virusin, thanë ekspertët për The Wall Street Journal përcjell Gazeta Shneta.

Dhe tani që jemi gati mbi 20 muaj në pandemi, të shëruarit nga COVID-i kanë treguar se simptomat afatgjata të infeksionit mund të zgjasin më shumë se një vit.

Por në varësi të moshës tuaj, mund ta keni më të vështirë të përjetoni një efekt të veçantë të qëndrueshëm të virusit.

Një studim i ri i shtatorit i botuar në ‘American Journal Otolaryngology’ ka gjetur se humbja e nuhatjes ose e shijes është më e vështirë për grup-moshën mbi 40 vjeç që të rikthejnë përsëri funksionin e shqisës, pasi të kenë kaluar COVID-in.

Studiuesit biseduan me gati 800 të anketuar që ishin testuar pozitiv për virusin dhe ishin pjesë e një sondazhi të vazhdueshëm të përcjelljes së funksionit të shqisës së humbur të nuhatjes ose shijes. Sipas studimit, pjesëmarrësit që ishin më të rinj se 40 vjeç e rikthyen funksionin e nuhatjes në një shkallë më të lartë sesa ata në moshën mbi 40 vjeç.

“Vetëm mosha (nën) 40 vjeçe ishte e lidhur pozitivisht me rikuperimin e nuhatjes,” vunë re studiuesit. Midis atyre mbi 40 vjeç, më shumë se 25 përqind ende raportuan se kishin një ndjenjë jonormale të nuhatjes në ndjekjen gjashtë mujore. Në të njëjtën kohë, më shumë se 83 përqind e atyre nën moshën 40 vjeç rifituan ndjenjën e nuhatjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDeri në -60% ZBRITJE për gjininë femërore në të gjitha analizat
Artikulli i rradhës Pesë gjërat që duhet të dini për variantin Delta, sipas mjekëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.