Deputeti i LDK-së, neurokirurgu Haxhi Avdyli, është shëruar nga sëmundja e Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar vet Avdyli në një postim në Facebook, ku ka shkruar se është shëruar pas 3 javësh në izolim.
“Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim. Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës. Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi”, ka shkruar ai. /Gazeta Shneta/