Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 21 pacientë të sëmurë me Covid-19.
Spitali ka njoftuar se 14 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, prej të cilëve pesë janë në gjendje të rëndë.
Ndryshe në këtë spital gjatë 24 orëve të fundit, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/