Në MSh vitin e kaluar janë adresuar 214 ankesa nga qytetarët por ky institucion ka marr masa për vetëm pesë prej tyre.
Në Ministrinë e Shëndetësisë ekziston një linjë telefonike ku qytetarët mund të ankohen për çështje të institucioneve shëndetësore. Këtë linjë vitin e kaluar e kanë shfrytëzuar mbi 200 qytetarë, shkruan Gazeta Shneta.
MSh ka publikuar raportin e ankesave të vitit 2023 ku janë evidentuar 214 ankesa. Sipas këtij raporti, në vetëm 5 prej tyre janë marr masa. Në dy raste janë vendosur gjoba, në një rast është ndaluar ngritja në detyrë dhe në dy raste janë shqiptuar vërejtje me gojë.
Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me mungesë stafi në punë, sjellje jo etike profesionale, mungesë e barërave dhe të tjera. Më së shumti ankesa ka pasur në rajonin e Prishtinës.
Qytetarët më së shumti janë ankuar ndaj spitaleve të përgjithshme. Janë gjithsej 94 ankesa për këto spitale, 68 janë për institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, 32 për institucionet private, 19 për institucione tjera dhe vetëm një ankesë ndaj QKUK-së. /Gazeta Shneta/




