Capoeira, një praktikë braziliane që bashkon artin marcial dhe kërcimin, po ndihmon pacientët me sëmundjen e Parkinsonit të përmirësojnë lëvizjen, balancën dhe mirëqenien e tyre emocionale.
Nilma Teles de Freitas, një mësuese në pension 80-vjeçare, e diagnostikuar me Parkinson para më shumë se dhjetë vitesh, thotë se më parë rrëzohej shpesh, por kjo ndryshoi pasi nisi të ndjekë një klasë capoeira të përshtatur për pacientët me këtë sëmundje, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Capoeira kombinon ritualin, stërvitjen fizike, muzikën dhe spiritualitetin.
Projekti “Parkinson na ginga” (“Parkinson në lëvizje”) nisi në vitin 2018 nga fizioterapistja Rosimeire Peixoto, e cila vuri re se capoeira mund t’i ndihmojë pacientët të përballen më mirë me simptomat si dridhjet, lëvizjet e ngadalta, qëndrimi i përkulur, ankthi dhe depresioni.
Klasat zhvillohen dy herë në javë në një qendër kulturore në Rio de Janeiro, ku pacientët mësojnë të përmirësojnë koordinimin, ekuilibrin dhe forcën trupore.
Muzika dhe energjia e rrethit të capoeiras ndihmojnë trupin dhe mendjen të çlirohen. “Ka shumë ndjesi në një rreth capoeira. Ata ndiejnë muzikën, lëvizin, vëzhgojnë dhe reagojnë”, thotë Peixoto.
Për shumë pjesëmarrës, si Antônio de Azevedo, kjo praktikë ka sjellë rikthimin e stabilitetit dhe gëzimit. Ndërsa Freitas, e prekur dikur thellë emocionalisht nga diagnoza e saj, tani thotë: “Sot po buzëqesh. Po jetoj. Po ndërveproj me të tjerët. Po ndihem e lumtur”. /Gazeta Shneta/


