Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marr vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve në katër komuna, Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.
Kufizimi i lëvizjes do të ndodh nga ora 21:00 deri në 05:00. Lëvizja e qytetarëve në këtë periudhë ndalohet përveç në rastet urgjente për trajtim apo kujdes shëndetësor, për rastet e vdekjes së familjarit të ngushtë si dhe për nevojat fiziologjike të kafshëve por jo më larg se 500 metra nga shtëpia.
Poashtu Qeveria ka marr vendim për ndalimin e punës për gastronominë në gjithë territorin e Kosovës nga ora 21:00 deri në 05:00.
“Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete)”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Gazeta Shneta/