Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, arrestohet kirurgu 72-vjeçar në Korçë

Lajme 11/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mjek kirurg në Korçë është arrestuar nga policia pas kallëzimit për ngacmim seksual të bërë nga një paciente 21-vjeçare, e cila ka kryer një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas informacioneve paraprake, 21-vjeçarja ishte paraqitur në urgjencë me dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore është vendosur që t’i nënshtrohej një operacioni për apandesit.

Familjarët thonë se ndërhyrja kirurgjikale është kryer pa probleme, por më pas e reja ka pretenduar se gjatë qëndrimit në spital është përballur me sjellje të papërshtatshme nga mjeku.

Burime policore thane se pas marrjes së kallëzimit ka shoqëruar dhe më pas arrestuar mjekun 72-vjeçar, me iniciale N. N. i cili pritet të dalë përpara gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Babai i 21-vjeçares, i cili foli për mediat pa zbuluar identitetin, tha se vendosi të njoftonte autoritetet pasi vajza i tregoi për episodet e ngacmimit ne shtratin e spitalit.

“Kam bërë denoncim mbrëmë (10 Maj). Fillimisht menduam se ishte një trajtim normal pas operacionit, por më pas vajza më tregoi se doktori kishte bërë veprime të papërshtatshme ndaj saj. Ajo më tha se e kishte prekur dhe kishte tentuar ta puthte”, deklaroi ai, duke shtuar se “kërkojmë që rasti të hetohet dhe të sqarohet plotësisht”.

Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të mëtejshme mbi hetimin, ndërsa deri tani nuk ka një reagim publik nga mjeku apo përfaqësues te spitalit, lidhur me akuzat.

Rasti është në fazë hetimore dhe pretendimet e ngritura ndaj mjekut mbeten për t’u verifikuar nga prokuroria.

Sakaq, familja që kreu denoncimi jeton në Gjermani dhe ishte kthyer në Korçë për pushime/report-tv.al/

Artikulli paraprakStudim: Endometrioza lidhet me rritje të lehtë të rrezikut për anomali tek foshnjat
Artikulli i rradhës Imuniteti dhe gjenet mund të jenë çelësi i një jete më të gjatë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.