Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngjarja e rëndë në Gjilan, policja kishte mbajtur 14 seanca tek psikologu

Lajme 19/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policja Valdete Bllaca e cila dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes së saj dhe në fund veten, kishte mbajtur 14 seanca trajtimi tek psikologu.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ku thuhet se e ndjera zyrtarja është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, gjersa në klinikën e kontraktuar nga Policia ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe i është caktuar terapia adekuate nga komisioni mjekësor përkatës.

“Zyrtarja policore V. B., e cila dyshohet se është përfshirë në rast, ka qenë duke punuar në Stacionin Policor të Gjilanit dhe që nga 07.07.2017 (pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës i është marrë arma zyrtare dhe është caktuar në punë të lehta), ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019 për shkaqe shëndetësore, e njëjta ka qenë me detyra të lehtësuara kryesisht me punë administrative, ku bazuar në rekomandimet dhe procedurat e parapara të njëjtës i ishte marrë arma zyrtare”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, në kuadër të Policisë zyrtarja është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, gjersa në klinikën e kontraktuar nga Policia ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe i është caktuar terapia adekuate nga komisioni mjekësor përkatës.

Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 03.10.2019, në të cilin trajtim gjithashtu është rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse.

Artikulli paraprakA mund të keni periudha edhe kur jeni shtatzënë
Artikulli i rradhës 120 euro ose shtrat për fëmijët e posalindur në këtë komunë të Kosovës

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.