Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit ku një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një gjuajtje me armë zjarri në mëngjesin e sotëm.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e nevojshme kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes ku po bëhet ekzaminimi. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në QKUK, ku po trajtohen edhe pesë të plagosurit tjerë.
Emergjenca e QKUK-së për momentin është e rrethuar nga Policia e Kosovës, për shkak të sigurisë për të plagosurit.
Ende nuk dihen motivet që kanë çuar drejt kësaj ngjarje të rëndë, dhe as identiteti i të plagosurve. /Gazeta Shneta/