Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngrënia e arrave në dozë ditore të rekomanduar mund të ulë kolesterolin ‘e keq’ në organizëm

Jetë 13/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas një studimi 2-vjeçar, pjesëmarrësit që konsumuan rreth gjysmë filxhani arra çdo ditë kishin nivele më të ulëta të kolesterolit të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) në krahasim me nivelet e tyre në fillim të studimit.

Një grup kërkimor shkencor, sugjeron që arrat, të cilat janë të larta në acide yndyrore omega-3, mund të mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Me kalimin e viteve, një numër studimesh kanë hulumtuar nëse konsumimi i arrave mund të zvogëlojë faktorët e rrezikut kardiovaskular.

Për shembull, një meta-analizë e vitit 2019 lidh konsumin më të lartë të arrës me një incidencë dhe vdekshmëri më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë incidencën dhe vdekshmërinë më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës dhe fibrilacionin atrial më të ulët.

Një studim i ri, i cili shfaqet në revistën e American Heart Association Circulation, hulumton nëse shtimi i arrave në dietën ditore për 2 vite, ndikon në nivelet e kolesterolit – specifikisht. Për më tepër, ky studim fokusohet tek grup-moshat e mesme dhe të moshuar.

Autorët zbuluan se përfshirja e arrave në dietë ul kolesterolin total dhe ul modestisht nivelet e kolesterolit LDL, të cilin njerëzit shpesh e quajnë kolesterol “i keq”.

Për më tepër, shkencëtarët matën nënklasat e kolesterolit LDL të pjesëmarrësve. Një nga këto nënklasa – grimca të vogla të dendura LDL – lidhen më shpesh me arteriosklerozën, e cila ndodh kur depozitat yndyrore grumbullohen në arteriet.

Në këtë studim është treguar se “ngrënia e rregullt e arrave do të ulë kolesterolin tuaj LDL dhe do të përmirësojë cilësinë e grimcave LDL, duke i bërë ato më pak aterogjene (më pak të prirur për të hyrë në murin e arterieve dhe për të ndërtuar arteriosklerozën, bazë të sëmundjeve kardiovaskulare), dhe kjo do të ndodhë pa shtim të padëshiruar në peshë, pavarësisht nga përmbajtja e yndyrës së lartë të arrave, shkruan Dr. Emilio Ros – një nga autorët kryesor të studimit.

Në total, 636 pjesëmarrës të moshës 63-79 vjeç përfunduan studimin. Ata të gjithë banonin në Barcelonë/Spanjë. Nga pjesëmarrësit, 67% ishin femra dhe ishin kognitivisht të shëndetshëm duke mos pasur ndonjë kushte të rëndësishme shëndetësore.

Rreth gjysma e pjesëmarrësve përdorni barna për presionin e lartë të gjakut ose hiperkolesteroleminë, e cila sipas Dr. Ros, është tipike për këtë popullsi të moshuar. Nga pjesëmarrësit, 32% po merrnin barna të grupit statina.

Studiuesit udhëzuan një grup të pjesëmarrësve të mos hanin arra. Grupi tjetër përfshiu gjysmë filxhani arra të papërpunuara në ushqimet e tyre të përditshme. Praktikuesit e shëndetit – monitoruan pjesëmarrësit, duke kërkuar ndjekjen e dietës së tyre dhe çdo ndryshim në peshën e tyre.

Studiuesit testuan nivelet e kolesterolit të pjesëmarrësve dhe analizuan përqendrimin dhe madhësinë e lipoproteinave me spektroskopinë e rezonancës magnetike bërthamore.

Gjatë studimit, pjesëmarrësit që konsumuan arra ulën nivelet e kolesterolit LDL me një mesatare prej 4.3 miligramë për decilitër (mg/dl) dhe kolesterolin e tyre total me një mesatare prej 8.5 mg/dl.

Ndër pjesëmarrësit që konsumuan arra, nivelet e kolesterolit LDL ndryshonin edhe sipas gjinisë.

Kështu përshembull tek meshkujt, kolesteroli LDL ra me 7.9%, ndërsa tek femrat me 2.6%. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRëndësia e dozës së tretë të vaksinës COVID-19, flet profesor Lul Raka
Artikulli i rradhës Këto janë të gjitha masat e reja që janë marr dje nga Qeveria e Kosovës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.