Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngrënia e thonjve: Vesi i keq që nxit infeksionet

Jetë 23/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çdo njeri në këtë planet e ka nga një ves apo zakon të keq, e këtu nuk po flasim për probleme si bixhozi apo duhanpirja.

Në veset e këqija përfshihen edhe sjellje të caktuara kundrejt trupit ose zonave të caktuara të tij.

Bëhet fjalë për  shkuljen e kutikulave të thonjve, ngacmimin e lëkurës së buzëve, ngacmimin e puçrave,  plagëve në lëkurë apo ngrënien e thonjve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 30% e njerëzve në botë i hanë thonjtë, madje edhe pa vetëdije.

Kjo gjë dëmton lëkurën dhe thonjtë por shkakton dëmtime edhe tek dhëmbët dhe mund të nxisë infeksionet.

Mbajini thonjtë e shkurtër ose përdorni produkte speciale që tu japë thonjve një shije të hidhur.

Ngrënia e thonjve, vesi i keq që nxit infeksionet

Studimet thonë se ngrënia e thonjve është më e përhapur tek fëmijët por jo ekskluzivitet i kësaj grupmoshe.

Në mesin e të rriturve, ky ves shfaqet në të tridhjetat.

Pavarësisht moshës, arsyet e mëposhtme janë të vlefshme dhe duhet t’iu nxisin që ta lini këtë ves sa më parë.

Njerëzit që kafshojnë ose hanë thonjtë janë më të prirur të vuajnë nga infeksionet në stomak apo e ftohura.

Arsyeja është e thjeshtë: thonjtë mbledhin qindra mijëra baktere, nga më të këqijat, të cilat më pas transferohen direkt në gojë, duke rritur rrezikun e infeksioneve apo sëmundjeve nga më të ndryshmet.

Në kohët aktuale, ngrënia e thonjve është më e rrezikshme se kurrë.

Infeksionet Në Lëkurë

Shkulja e kutikulave apo kafshimi i thonjvve mund të shkaktojë infeksione nga më të rrezikshmet në lëkurë.

Mishrat e dhëmbëve

Sikur të mos mjaftonin dy arsyet e mësipërme, ekspertët thonë se ky ves mund të shkaktojë dëmë në enamelin e dhëmbëve.

Ka pasur raste kur njerëz me ves të tillë kanë zhvendosur nofullën. Ky ves është tepër i dëmshëm sepse nxit infeksione të ndryshme në mishrat e dhëmbëve.

Si të hiqni dorë nga vesi i ngrënies së thonjve

Strategjia e parë është që të jeni të vëmendshëm ndaj emocioneve që ju nxisin të kryeni këtë veprim.

E bëni nga mërzia apo trishtimi?

Nëse jeni prezentë në moment dhe të vëmendshëm, mundet që thjesht të ndaloni ose t’i mbani duart të zëna.

Ju mund të mbani një topth të vogël në duar ose të përtypni çamçakëz që të frenoheni nga kjo dëshirë.

Një alternativë tjetër është t’i lyeni thonjtë me llak.

Shija e tij do të jetë aq e keqe sa do ju pështiroset edhe vesi i keq./AgroWeb.org

 

Artikulli paraprakMjeku i javës dr. Edibe Hoda: Shkaqet, faktet dhe konfirimimi i një shtatzënie kriptike
Artikulli i rradhës Ndjeshmëria e gjirit, ndër shenjat e para të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.