Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i javës dr. Edibe Hoda: Shkaqet, faktet dhe konfirimimi i një shtatzënie kriptike

Mjeku i javës 23/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen gjinekologia dr. Edibe Hoda e cila flet për shtatzanitë kriptike.

Dr. Edibe Hoda është gjinekologe obstetër. Ka shumë vite përvojë në sektorin shëndetësor të Kosovës dhe atë ndërkombëtar. Ajo thotë se rëndësia dhe impakti që kjo fushë ka në shëndetin dhe cilësinë e jetesës së grave dhe femrave duhet të kuptohet dhe përqafohet nga shoqëria jonë sa më shumë, shkruan Gazeta Shneta.

Rëndësia dhe impakti që kjo fushë ka në shëndetin dhe cilësinë e jetesës së grave dhe femrave duhet të kuptohet dhe përqafohet nga shoqëria jonë sa më shumë dhe shkaku i kësaj, kur nuk jam duke praktikuar profesionin në klinikë, unë tentoj të ngris vetdijen që komuniteti ynë ka rreth çështjeve që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor para, gjatë dhe pas shtatzanisë, – thotë dr. Edibe.

Shtatzënia kriptike paraqet situatën kur një grua është shtatzënë, por nuk e di ose nuk e ka kuptuar akoma se është shtatzënë. Dr. Hoda thotë se është e rëndësishme që kur gruaja e mëson realitetin e gjendjes së shtatëzanisë së saj, të kërkojë kujdes mjekësor për të monitoruar dhe menaxhuar shtatzëninë në mënyrë të sigurt.

Shtatzënia kriptike përshkruan situatën kur një grua është shtatzënë, por nuk e di ose nuk e ka kuptuar akoma se është shtatzënë. Menaxhimi i një situate të shtatzënisë kriptike është shumë i rëndësishëm, pasi një gjendje e tillë mund të shkaktojë shqetësime dhe stres për gruan dhe personat rreth e saj. Është e rëndësishme që kur gruaja e mëson realitetin e gjendjes së shtatëzanisë së saj, të kërkojë kujdes mjekësor për të monitoruar dhe menaxhuar shtatzëninë në mënyrë të sigurt. Disa hapa që duhet të ndërmirren në raste të këtilla janë: Komunikimi me partnerin, sigurimi i mbështetjes emocionale nga rrethi i afërm familjar si dhe ai shoqëror, dhe monitorimi i rregullt mjekësor,- sqaron ajo.

Dr. Edibe tregoi mënyrat sesi konfirmohet një shtatzëni e tillë duke filluar nga testet e shtatzënisë, ekografia si dhe analizat e gjakut.

Shtatzënia mund të konfirmohet përmes disa mënyrave të ndryshme, të cilat përfshijnë:

Testet e shtatzënisë – mund të realizohen në dy mënyra:

Testi i shtatzënisë në shtëpi: Këto janë testet e thjeshta që gjenden në çdo farmaci. Për ta kryer testin, ju do të përdorni një mjet të posaçëm për të marrë një mostër të urinës tuaj dhe pastaj do ta vendosni në një indikator të veçantë që do të tregojë nëse jeni shtatzënë apo jo. Këto teste janë shpesh të besueshme pasi ato zbulojnë nivelet e hormonit të shtatzënisë (hCG) në urinë i cili është indikator për shtatëzani. Kjo metodologji e testimit, megjithatë, mund të dështojë kur nivelet e hCG-së janë të vogla, dhe përdoruesit e testit duhet të jenë të kujdesshëm me datën e skadencës së testit.

Testi i shtatzënisë në zyrën e mjekut: Mjeku ose Gjinekologu mund të kryejë një test të ngjashëm me atë në shtëpi duke përdorur një mostër të urinës ose një mostër të gjakut për të verifikuar shtatzëninë.

Ekografia: Ekografia është një metodë e rëndësishme për të konfirmuar shtatzëninë dhe për të përcaktuar pozicionin e embrionit ose fetusit. Me ndihmën e ultrazërit, mjeku mund të shohë një imazh të trupit tuaj dhe të embrionit/fetusit. Kjo ofron informacion të rëndësishëm rreth shtatzënisë, pozicionit, dhe zhvillimit të foshnjës.

Analiza të gjakut: Analizat e gjakut për nivelet e hormonit hCG mund gjithashtu të konfirmojnë shtatzëninë dhe mund të ofrojnë informacion shtesë mbi shëndetin tuaj dhe të foshnjës. Në rastin kur testi i hCG-së dështon shkaku i sasisë jo të mjaftueshme të hormonit, mjeku duhet të jetë i kujdesshëm në ekzaminimin e pacientes nëpërmjet Ekografisë, sepse një ekzaminim i ngutur mund të mos identifikojë prezencën e fetusit, domethënë mos-zbulimin e një shtatzanie kriptike.

Konfirmimi i shtatzënisë është i rëndësishëm për të filluar kujdesin prenatal dhe planifikimin e procesit të shtatzënisë, – dha detaje dr. Hoda.

Dr. Hoda tregoi edhe disa gjëra që duhet t’i dijmë rreth shtatzënisë kriptike që janë të rëndësishmë për shëndetin e gruas.

Ka disa gjëra që duhet t’i dijmë rreth shtatëzanisë kriptike. Së pari, mundësia që gruaja të gjendet në një situatë të tillë potencon rëndësinë e aftësisë për vetë-identifikim të shenjave të shtatëzanisë dhe vizitave të rregullta tek mjeku Gjinekolog, edhe kur gruaja ndjehet se është në rregull dhe nuk është shtatzënë. Sa më herët që arrihet një identifikim i tillë, aq më lehtë është që të planifikohen hapat e rradhës dhe të evitohen situatat stresuese. Poashtu, komunikimi i rregullt dhe i sinqertë me doktorin, stafin mjekësor përgjegjës dhe rrethin e afërm është shumë i rëndësishëm në mënyrë që hapat e rradhës të ndërmirren sa më shpejtë dhe saktë. Diçka e tillë duhet bërë në mënyrë që shëndeti i pacientes të ruhet dhe ndjekja e procesit prenatal të vijojë në mënyrë të rregullt, – tregoi ajo.

Dr. Hoda tregoi edhe shkaqet dhe rreziqet të cilat e përcjellin këtë shtatzëni.

Gjendja e një shtatëzanie kriptike mund të krijohet për shkak të mungesës së njohurive të gruas dhe partnerit të saj mbi shenjat e hershme të shtatzënisë, paaftësia e identifikimit të shkakut të mos-shfaqjes së ciklit menstrual (për shembull, mungesa e ciklit i jepet ndonjë shkaku tjetër dhe jo fillimit të procesit të shtatëzanisë), ose edhe për shkak mospërdorimit ose praktikimit të gabuar të metodave kontraceptive. Raste më të rralla, por prezente në vende me më shumë zona rurale ballafaqohen më shumë me shtatzani kriptike shkaku i mungesës së informimit të shoqërisë në këto zona mbi masat parandaluese dhe identifikuese.

Shtatzënia kriptike, ndryshe nga shtatzënia e planifikuar, vjen pa parapërgatitje dhe ka disa rreziqe shtesë. Disa nga to janë:

Mungesa e kujdesit prenatal të hershëm: Shtatzënia kriptike zakonisht fillon pa planifikim të mëparshëm. Kjo mund të vonojë fillimin e kujdesit prenatal dhe të vizitave mjekësore të duhura, duke rritur rrezikun e problemeve shëndetësore për nënën dhe foshnjën.

Mosha e madhe e nënës: Në disa raste, shtatzënia kriptike mund të ndodhë te gra më në moshë. Mosha e lartë e nënës mund të rrisë rrezikun e anomalive të frytit, një prej më të zakonshmeve që është Sindroma Doën.

Mungesa e përgatitjes së mëparshme: Në rastin e shtatzënisë kriptike, gruaja nuk ka pasur mundësi të përgatitet për shtatzëni, duke përfshirë edhe marrjen e acidit folik të nevojshëm para shtatzënisë. Kjo mund të ndikojë në zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës.

Stresi emocional: Situata e shtatzënisë kriptike mund të sjellë shumë stres dhe ankth për nënën. Stresi emocional mund të ketë ndikim negativ në shëndetin e përgjithshëm të nënës dhe mund të çojë në ndikime negative mbi foshnjën,- përfundoi ajo.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSadiku: Matje e vitaminave dhe mineraleve falas për të gjitha gratë me kancer ose që e kanë kaluar kancerin e gjirit
Artikulli i rradhës Ngrënia e thonjve: Vesi i keq që nxit infeksionet

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.