Një mjek 44-vjeçar ka rënë nën hetim nga autoritetet, pas një kallëzimi të bërë nga një qytetare, e cila pretendon se nuk është trajtuar sipas rregullave të etikës profesionale gjatë një ndërhyrjeje mjekësore në spital.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në ngarkim të shtetasit A. Gj., me profesion mjek.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti./Euronews/



