Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Menopauza ndikon në shfaqjen dhe ecurinë e sklerozës multiple

Femina 25/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i prezantuar në Kongresin e 41-të të Komitetit Evropian për Trajtimin dhe Kërkimin në Sklerozën Multiple (ECTRIMS 2025) tregon se menopauza mund të ketë rol vendimtar në mënyrën se si sëmundja manifestohet tek gratë, si dhe në problemet shëndetësore shoqëruese.

Nga analiza e mbi 860 pacientëve, u pa se simptomat fillestare ndryshojnë sipas statusit hormonal: tek gratë para menopauzës, shenjat shpesh fillonin nga nervi optik (21.8%), ndërsa tek ato pas menopauzës dhe tek burrat prekej më shpesh palca kurrizore (44% dhe 48.3%), shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Studimi nxori gjithashtu dallime të mëdha në sëmundjet shoqëruese. Vetëm 15% e grave para menopauzës kishin komorbiditete, krahasuar me 41% të grave pas menopauzës dhe 36.6% të burrave.

Tek gratë pas menopauzës dominonin sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet metabolike si diabeti dhe hipotiroidizmi, ndërsa tek gratë më të reja ishin më të shpeshta problemet psikike si depresioni dhe ankthi.

Gjatë periudhës së studimit u regjistruan vdekje vetëm tek burrat (15 raste) dhe gratë pas menopauzës (9 raste), ndërsa tek gratë para menopauzës nuk pati raste vdekshmërie.

Sipas autores kryesore, Yasemin Şimşek, këto të dhëna tregojnë se trajtim më i personalizuar i MS është i domosdoshëm: tek gratë para menopauzës duhen monitoruar rikthimet e shpeshta të sëmundjes, ndërsa tek burrat dhe gratë pas menopauzës nevojiten strategji për parandalimin e neurodegjenerimit dhe paaftësisë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPolicia në Greqi gjen një fetus brenda shishes së qelqit
Artikulli i rradhës Nis hetimi për mjekun në Tiranë, dyshohet se ngacmoi pacienten gjatë operacionit

Ju sugjerojmë

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina

Terapia hormonale në menopauzë mund të ulë me 69% rrezikun për osteoporozë

15/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.