Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nis testimi i pilulës që rrit jetëgjatësinë, rapamicina besohet se ngadalëson plakjen

Jetë 28/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka nisur testimin e rapamicinës, një ilaç që besohet se ka potencialin për të rritur jetëgjatësinë dhe për të ngadalësuar procesin e plakjes.

Robert Berger, një 69-vjeçar nga Kalifornia, është një nga pjesëmarrësit që ka filluar të përdorë këtë pilulë që nga marsi. Ai ka shprehur se ndihet me më shumë energji pas marrjes së rapamicinës, shkruan The New York Times, transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët po hetojnë efektet e këtij ilaçi, i cili përdoret zakonisht për pacientët pas transplantit të organeve. Dëshmitë preliminare nga ata që e kanë përdorur sugjerojnë përmirësime në shëndetin e përgjithshëm, duke përfshirë uljen e dhimbjeve trupore dhe përmirësimin e shëndetit të mishrave të dhëmbëve.

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 100 pjesëmarrës, tregon se përdoruesit e rapamicinës kanë raportuar përmirësime të ndjeshme në shëndetin e tyre. Sidoqoftë, hulumtimet deri më tani janë më premtuese te kafshët, ku rapamicina ka treguar se rrit jetëgjatësinë e minjve.

Disa ekspertë shprehin shqetësim për efektet anësore të mundshme të ilaçit, veçanërisht në lidhje me dobësimin e sistemit imunitar./Gazeta Shneta/

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakVitamina D: Roli i saj në shëndetin e mushkërive dhe menaxhimin e sëmundjeve pulmonare
Artikulli i rradhës Aprovohet nga FDA vaksina e parë antigrip në formë spreji që mund të merret vetë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.