Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një adoleshent humb shikimin nga patatet e skuqura

Jetë 05/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Është stina për të qenë e këndshme, e cila përfshin ushqime festive si patatet e skuqura dhe pjata me rrotulla salsiçesh dhe feta proshutë. Por këto ushqime të përpunuara patën disa pasoja të rënda për një djalë 19-vjeçar nga Britania e Madhe.

Adoleshenti u verbua pasi jetoi për një dekadë me bukë të bardhë, salcice, patate të skuqura dhe proshutë. Ai, u detyrua të braktiste kolegjin, humbi shikimin pasi trupi i tij pati mungesë totale në disa vitamina kryesore, duke përfshirë B12, bakër dhe vitaminë D, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Aadoleshenti kishte shkuar tek mjeku në moshën 14-vjeçare për shkak se ndihej i lodhur dhe jo mirë. Në atë kohë ai u diagnostikuar me mangësi vitamine B12 dhe iu dhanë suplemente. Por ai nuk i qëndroi trajtimit të dhënë nga mjeku dhe as nuk e përmirësoi dietën e tij ushqimore.

Tre vjet më vonë, adoleshenti u dërgua në spitalin e syve të Bristol, për shkak të humbjes progresive të shikimit.

Dr Denize Atan, që e trajtoi atë në spital tha: “Dieta e tij ishte praktikisht një sasi patatesh të skuqura, që e merrte çdo ditë në një dyqan pranë shtëpisë. Ai hante gjithashtu patatina dhe ndonjëherë feta buke e proshutë, por asnjë frut apo perime. Sipas tij arsyeja ishte faktin se stomaku nuk i toleronte shumë ushqime, kështu që patatet dhe patatinat ishin e vetmja gjë, që ai donte dhe ndjente se mund të hante”.

Gjendja me të cilën u diagnostikua i riu e quajtur neuropatia optike ushqyese, sipas ekspertëve është e trajtueshme nëse diagnostikohet herët. Nëse neglizhohet për një kohë të gjatë, fibrat nervore në nervat optikë vdesin dhe dëmtimi bëhet i përhershëm. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakÇfarë e shkakton uljen e sheqerit në gjak dhe si ta parandalojmë?
Artikulli i rradhës Dr.Bunjamin Xhaferi dhe Dr.Nusret Xhaferi në Barcelonë prezantojnë punimin “Përdorimi i graftit autolog i dentinës në defektet kockore”

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.