Në vitin 1951, 14-vjeçari australian i quajtur James Harrison erdhi në vete pas një operacioni të rëndë ku mjekët u detyruan të largojnë njërën nga mushkëritë dhe procedura zgjati disa orë, pas së cilës djaloshit do të duhej të kalonte 3 muaj të tjerë në spital.
Por Harrison ishte gjallë, kryesisht për shkak të sasisë së madhe të gjakut të transfuzuar, shkruan Star Tribune transmeton Gazeta Shneta.
Babai i tij i tha Harrisonit se ai kishte marrë gjak nga 13 donatorë të ndryshëm dhe djali ishte i mbushur plot jetë me faktin se atë e shpëtuan njerëz që nuk i kishte parë kurrë më herët.
Në atë kohë, ligjet e Australisë lejuan të bëheshin donatorë të gjakut vetëm personat mbi 18 vjeç, por Harrison, edhe atëherë në një shtrat spitalor, u zotua se kur të arrinte moshën e duhur, do të bëhej dhurues në shenjë mirënjohjeje për shpëtimin e jetës së tij.
Pas 4 viteve pas operacionit, ai e mbajti fjalën dhe dhuroi gjak në degën lokale të Kryqit të Kuq.
Në atë kohë, mjekët në Australi po përpiqeshin të zbulonin arsyen pse mijëra shtatzëni në vend përfunduan me abort, lindje të vdekura apo defekte në tru tek foshnjat.
Nga kjo doli se foshnjat vuajnë nga sëmundja hemolitike e të porsalindurit ose HDN. Më shpesh, kjo sëmundje shfaqet kur një grua me gjak Rh-negativ është shtatzënë me një fëmijë që ka një faktor Rh-pozitiv dhe kjo papajtueshmëri bën që trupi i nënës të refuzojë eritrocitet e fetusit.
Megjithatë, mjekët arritën në përfundimin se HDN mund të parandalohet duke i injektuar një gruaje shtatzënë një ilaç që rrjedh nga plazma e gjakut të dhuruar, e cila ka antitrupa të rrallë.
Studiuesit kërkuan në bankat e gjakut për të gjetur një person i cilit përmban këta antitrupa dhe gjetën në Uellsin Jugor një dhurues të quajtur James Harrison, gjaku i të cilit ishte i përshtatshëm për këtë qëllim.
Në atë kohë, Harrison kishte dhuruar rregullisht gjak për më shumë se dhjetë vjet. Sipas tij, ai pranoi menjëherë propozimin e shkencëtarëve për të marrë pjesë në eksperiment, i cili më vonë do të bëhej i njohur si programi Anti-D.
Së shpejti, studiuesit duke përdorur plazmën e Harrisonit nga gjaku i dhuruar zhvilluan një ilaç të quajtur Anti-D. Doza e parë iu dha një gruaje shtatzënë në vitin 1967, ku vaksina doli të ishte efektive.
Harrison dhuroi gjak për më shumë se 60 vjet dhe plazma e tij u përdor për të bërë miliona injeksione Anti-d.
Meqenëse rreth 17% e grave shtatzëna në Australi kanë nevojë për këto injeksione, studiuesit vlerësojnë se Harrison ndihmoi në shpëtimin e jetës së 2,4 milion fëmijëve në vend.
Shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të thonë me siguri pse trupi i Harrison prodhon natyrshëm antitrupa të rrallë, por besohet se kjo është për shkak të transfuzioneve të shumta të gjakut që ai mori gjatë adoleshencës.
Harrison u nderua me Medaljen e Urdhrit të Australisë në 1999 dhe u shfaq në mënyrë të përsëritur në kopertinat e revistave lokale.
Në vitin 2003, ai u rendit në Librin e Rekordeve Guinness si personi që dhuroi më së shumti gjak. /Gazeta Shneta/

