Loja është një ndër aktivitetet e para socializuese të fëmijëve, ku ata luajnë dhe marrin role dhe pozita të caktuara që më tej në jetën e mëvonshme do t’i ndihmojë të ketë përgjegjësi për veprimet e tij/saj.
Por, loja për një djalosh dy vjeçar është kthyer në një makth, pasi parku i lojërave ishte i mbushur me acid. Sipas policisë, një person ka derdhur acid në atë vend.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Poloni, derisa kanë filluar hetimet në këtë park të lojërave. Deri më tani pistat e hetimit nga policia tregojnë se i gjithë parku ishte i mbushur me acid, duke i shkaktuar djalit djegje të shkallës së rëndë./KlanKosova/