Një nga realitetet më të hidhura të luftimit të COVID-19 që ekspertët kanë zbuluar, është se efektet e virusit nuk mbarojnë kur karantina juaj 14-ditore përfundon.
Sëmundjet afatgjata të COVID që kanë përjetuar pacientët janë më së shpeshti lodhja, humbja e shijes dhe erës, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të muskujve, sipas studimit të muajit shkurt nga Universiteti i Uashingtonit shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Por tani, një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se një e treta e njerëzve që kanë pasur COVID vazhdojnë të vuajnë nga një simptomë veçanërisht alarmante e zgjatur për muaj.
Një e treta e pacientëve me COVID u diagnostikua me një çrregullim neurologjik ose psikologjik.
Një studim i 6 prillit botuar nga ‘The Lancet Psychiatry’ zbuloi se 34 përqind e njerëzve që kishin COVID morën një diagnozë të një çrregullimi neurologjik ose psikologjik pas infeksionit.
Kjo është një temë shumë e rëndësishme pasi ka pasur shqetësim të konsiderueshëm në lidhje me COVID-19 si një “sëmundje e trurit”, tha Dr. Musa Sami, një profesor i asociuar klinik në psikiatri në Universitetin e Nottingham për CNN.
Ai vuri në dukje se ka disa faktorë që mund të kontribuojnë pse kaq shumë pacientë me COVID po përjetojnë këto simptoma të zgjatura, duke përfshirë “stresin psikologjik, qëndrimin më të gjatë në spital dhe karakteristikat e vetë sëmundjes”.
Diagnostifikimi më i zakonshëm neurologjik dhe fiziologjik i pacientëve të marrë pas COVID ishte ankthi, i cili u gjet në 17 përqind të njerëzve që kishin virusin, pasuar nga çrregullimet e humorit, të gjetura në 14 përqind të pacientëve. Rreth një në 50 pacientë me COVID përjetuan një goditje ishemike, e cila është një mpiksje gjaku që prek trurin. Diagnostifikime të tjera neurologjike dhe psikiatrike të raportuara përfshinin harresën, çrregullimet psikotike, çrregullim të përdorimit të substancave dhe pagjumësia. /Gazeta Shneta/