Një i vdekur e 582 raste të reja me COVID-19 regjistrohen në Kosovë
Një qytetar i infektuar me coronavirus ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ndërsa 582 të tjerë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 1 mijë e 233 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë kuptojmë se 635 qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-3 përderisa numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 240.
MSh poashtu bënë të ditur se gjatë 24 orëve nuk është dhënë asnjë dozë me vaksinat kundër COVID-19.
Për më tepër se një vit, që nga koha kur ka filluar imunizimi në nivel vendi e deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave anti-COVID.
Me një dozë janë vaksinuar mbi 903 mijë qytetarë, me dy doza janë vaksinuar mbi 824 mijë qytetarë, me dozën e tretë janë vaksinuar mbi 104 mijë qytetarë ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar mbi 1 mijë qytetarë.
Autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinim kundër coronavirusi pasi që deri më tani është e vetmja zgjidhje për parandalim të vdekshmërisë nga SARS-CoV-2. /Gazeta Shneta/