Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një mijë nxënës filloristë në vrapimin olimpik, me moton “Të lëvizim” për jetë më të shëndetshme

Lajme 20/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komiteti Olimpik i Kosovës organizoi aktivitetin kryesor në kuadër të Javës Olimpike 2025, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Mbi një mijë nxënës të shkollave fillore nga kryeqyteti morën pjesë në vrapimin olimpik.Me këtë rast, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, vuri në dukje peshën e motos së këtij aktiviteti “Të lëvizim” dhe nevojën për jetësimin e saj në përditshmëri, në funksion të një fryme më të shëndetshme të fëmijëve.

“Është dita kur festojmë shëndetin dhe lumturinë tuaj. Ky vit ka qenë mjaft masiv dhe kemi pasur përkrahje të jashtëzakonshme nga 26 komuna të Kosovës …Dita olimpike dhe motoja e kësaj dite ‘Let’s move’, apo ‘Të lëvizim’ është shumë e rëndësishme për ju fëmijë të dashur, sepse të lëvizim, na bënë të shëndetshëm, na bënë të merremi me sport. Besoj që shumica nga ju merreni me sport e disa të tjerë kanë synime që të merren me sport. Komiteti Olimpik do të jetë gjithmonë përkrah jush. Gjithmonë do ta keni përkrahjen tonë, sepse ju jeni e ardhmja e Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

KOK-u në bashkëpunim me Federatën Sportive Shkollore dhe federata të tjera sportive gjatë Javës Olimpike, që filloi më 16 qershor, organizoi një sërë aktivitetesh synojnë të promovojnë vlerat olimpike si përfshirja, miqësia, respekti dhe një stil jetese aktive.

Por, dita kryesore e Javës Olimpike ishte e sotmja.Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se përmes këtyre aktiviteteve, Kosova po i tregon botës që e ka ndër prioritete marrjen me sport.

Ai u shprehu mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve.

“Ju falënderojmë që keni ardhur sot bashkërisht të vrapojmë, të bashkohemi, të tregojmë që jemi të shëndoshë. Të merremi me sport, kryesisht me atletikë, sepse atletika është mbretëresha e sporteve.

Kemi punuar për një muaj e gjysmë për këtë ditë që ta shënojmë dhe t’i tregojmë Federatës Botërore të Atletikës dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që ne kemi fëmijë, vajza dhe djem të cilët sot këtë ditë do ta shënojnë në paqe dhe në liri të gjithë së bashku”, tha Sylejmani.

Artikulli paraprakVR ndihmon rikuperimin pas goditjes në tru
Artikulli i rradhës Këto janë dy periudhat e jetës sonë kur plakemi më shpejt

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.