Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një mjet i ri për identifikimin më të hershëm të rrezikut për kancer metastatik të prostatës

Jetë 23/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit kanë zhvilluar një mjet të ri, të thjeshtë për t’u përdorur, që mund të identifikojë më herët nivelin e rrezikut te pacientët me kancer metastatik të prostatës. Që në momentin e diagnostikimit, ky test është në gjendje të parashikojë se sa mirë do t’i përgjigjet pacienti trajtimit për kancerin e prostatës të ndjeshëm ndaj hormoneve në fazë metastatike (mHSPC), duke dalluar veçanërisht pacientët me rrezik të lartë që ka gjasa të kenë përgjigje të dobët ndaj terapisë.

Një përmbledhje e publikuar së fundmi në “Nature Communications”, përshkruan këtë mjet inovativ, i cili parashikon përgjigjen e hershme të favorshme të antigjenit specifik të prostatës (PSA) te pacientët me mHSPC që trajtohen me inhibitorë të rrugës së receptorit androgjen (ARPI).

Këto barna janë tashmë një shtyllë kryesore në trajtimin e kancerit të prostatës dhe po përdoren gjithnjë e më shpesh, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Për zhvillimin e mjetit, studiuesit analizuan të dhëna nga tre prova të mëdha klinike, duke ndërtuar dhe validuar një model statistikor që tregoi saktësi të lartë në parashikimin e përgjigjes së hershme të PSA-së.

Sipas ekspertëve, ky zhvillim është i rëndësishëm sepse metodat aktuale për vlerësimin e rrezikut janë të kufizuara dhe shpesh jo të sakta.

Mjeti i ri u mundëson mjekëve dhe pacientëve të kuptojnë më mirë probabilitetin individual të përgjigjes ndaj trajtimit standard dhe të përshtatin terapinë sipas nevojës. Kjo hap rrugën për trajtime më të personalizuara, më efektive dhe potencialisht më të sigurta, duke balancuar më mirë përfitimin onkologjik me efektet anësore të trajtimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCilat lloje të aktivitetit fizik mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetëgjatësisë?
Artikulli i rradhës A është ChatGPT e ardhmja e këshillimit mjekësor me AI?

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.