Fotografitë kanë kapur momentin e mrekullueshëm ‘lindje në qeskë’ të një foshnjeje që ka lindur me kokën e saj të mbështjellur në qeskë amniotike.
Rachael, 23 vjeç, dhe Nate Burow, 29 vjeç, nga Buffalo, Nju Jork, u habitën kur vajza e tyre Annabelle lindi me qeskën e mbushur me lëng që e rrethonte në barkun e nënës, transmeton Gazeta Shneta.
Në mënyrë tipike kjo qeskë, e cila është e lidhur me placentën dhe siguron foshnjat me oksigjen, shpërthen në vetvete, e cila njihet si “plasja e ujërave”.
Prapëseprapë, qeska që rrethonte kokën e Annabelle nuk u këput, madje edhe pasi mjekët bënë prerjen cezariane.
Çifti, të cilët po festojnë ardhjen e Annabelle, thonë se ardhja e saj dramatike është “qershia mbi tortë”./Gazeta Shneta/