Ekzistojnë shumë tretmanë për zgjidhjen e problemit të rënies së flokëve, por të gjitha ato mund të jenë të kushtueshme dhe të përmbajnë kimikale, të cilat mund të ndikojnë sërish në rënien e flokëve.
Megjithatë, ekziston një tretman natyral në lidhje me këtë problem, transmeton Telegrafi.
Krejt çka ju nevojiten janë gjymë bananeje, gjysmë gote birrë, të verdhët e vezës dhe mjalti.
Instruksionet:
Më parë ndani të verdhët e vezës në pjatë, shtoni gjysmën e bananes, pastaj shtoni gjysmë gotë birrë dhe në fund shtoni mjaltë organik.
Të gjithë përbërësit është më mirë t’i qitni në blender në mënyrë që sa më mirë të bashkohen.
Kur tretja të jetë e gatshme, qiteni në zonën e rrezikuar dhe lëreni të ndikojë disa orë.
Nëse ndieni ngrohtësi mos bëni panik, ajo është shenjë e mirë. Kjo do të thotë që lëkura juaj absorbon këtë tretje dhe ilaçi ndikon në mënyrën e duhur.
Për rezultate më të mira këtë procedurë përsëriteni disa herë.