Nëntë muaj është një periudhe e gjatë kohore pa bërë seks. Por një studim nga Mbretëria e Bashkuar ka gjetur se një në gjashtë çifte nuk bëjnë seks gjatë gjithë shtatëzanisë.
Duke u bazuar në studim në të cilin morën pjesë rreth 2000 prindër, shumë çifte janë të brengosura se seksi në shtatëzani do ta lëndoj foshnjën. Ndërsa të tjerë mendojnë që kjo është një gjë e gabuar kur kemi beben afër.
Por edhe ata çifte që kanë bërë seks gjatë shtatëzanisë, e kanë ndaluar këtë rreth muajit të gjashtë të shtatëzanisë.
Por gjinekologu Steve Robson ka ardhur me disa përfundime rreth kësaj qështje. Ai thotë se në përgjithësi nuk ka ndonjë rrezik për beben nëse bëni seks gjatë shtatëzanisë.
“Shumë, shumë rrallë mund të jenë situatat që kjo gjë mund te jetë një problem, ndoshta mund të ishte kur uji i gruas shpërthen”.
Profesori më tej shpjegon për MamaMia se “këto gjëra janë jo të zakonshme. Kështu që nëse pyetja është a mund që një çift i shëndetshëm të dëmtoj beben me anë të këtij veprimi? Absolutisht jo”, transmeton Gazeta Shneta.
Profesor Robson thotë se të gjithë janë të ndryshëm kur bëhet fjalë për seks gjatë shtatëzanisë. /Gazeta Shneta/