Hulumtimi i ri nxit konceptimin e përgjithshëm të manifestimi të simptomave të zakonshme tek njerëzit e moshuar.
Sipas analizës së kryer nga ‘King’s College London’, deliriumi është më i zakonshëm sesa simptomat kryesore të koronavirusit tek grupmoshat mbi 65 vjeç shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Sipas NHS, tre simptomat kryesore të Covidit janë një kollë e re dhe e vazhdueshme, një temperaturë e lartë dhe një ndryshim në erë ose shije.
“Shumica e njerëzve do të kenë të paktën një nga këto simptoma”.
Sidoqoftë, studimi i ri sugjeron që mjekët, kujdestarët dhe personi i ngushtë familjar që duhet të kërkojnë shenja konfuzioni ose sjellje të çuditshme tek njerëzit e moshuar për identifikim të koronavirusit.
Brishtësia (dobësia) është një klasifikim standard i përdorur nga mjekët për të përshkruar njerëzit e moshuar që e kanë të vështirë të shërohen nga sëmundjet e përditshme, sforcimet dhe aksidentet.
Studimi zbuloi se për një në pesë pacientë në spital me Covid-19, deliriumi ishte simptoma e tyre e vetme.
Kjo shenjë e deliriumit konsiston në manifestimin e gjendjes së konfuzionit, çorientimit ose përgjumjes. /Gazeta Shneta/