Një parfum nga Angelina Jolie për bamirësi (Video)

2017-03-06 në ora 15:50

Ishte njoftuar në janar dhe tani është zyrtare: Angelina Jolie është fytyra e re e “Guerlain Parfumeur”, fushata e parë e saj e bukurisë që prej 2007-s, kur e mori këtë rol për Shiseidon.

Aroma e re “Mon Guerlain”, e titulluar “shënime për një grua” e vendos aktoren bukuroshe mes marramendjes së bardhësisë së pëlhurave dhe bukurisë së fshatit francez.

Sipas mjeshtrit të parfumeve të Guerlain, Thierry Wasser, “notes to a ëoman” është frymëzuar nga vetë aktorja hollivudiane dhe synon të përcjellë mesazhin e zgjedhjeve të bëra në jetë, emocione dhe ëndrrave që mishëron femiliniteti modern.

Partneriteti me Guerlain e joshi Angelina-n për faktin se kjo markë i kujton të ëmën, e cila përdorte gjithmonë pudrën e saj.

Të gjitha paratë e fituara prej kësaj fushate, ajo ka vendosur t’i dhurojë për bamirësi. Aktorja, që tani vonë ka lënë pas krahëve divorcin tejet të vështirë me Brad Pitt, ishte e mrekullueshme në reklamën absolutisht magjepsëse në thjeshtësinë e saj. Në njërën prej skenave megjithatë, e mbulon trishtimi aq sa duket se do te shpërthejë në lot.