Bukuria e çdo femre bazohet në disa rregulla të vogla. E para, dhe më e rëndësishme është pastrimi përditë i lëkurës së fytyrës.
Uji ushqyes, i njohur dhe si detergjenti inteligjent, (micellar water) është një ndihmesë mjaft e çmuar për fytyrën, që është gjithmonë e ekspozuar ndaj agjentëve të jashtëm. Me pastrimin e tij nuk eleminohen vetëm mbetjet e make-up por edhe ato të smogut dhe pluhurit të lehtë që depozitohen gjatë ditës, duke i dhënë mundësi lëkurës të marrë frymë.
Të pastrosh poret dhe të eleminosh papastërtitë do të thotë të ruash funksionet natyrale të lëkurës dhe të stimulosh ripërtëritjen e qelizave, duke e lënë fytyrën të freskët dhe të pastër, gati për trajtimet e reja.
Sot është shumë i përhapur ky lloj uji, një produkt për lëkurën shumë delikate, funksioni i të cilës është të heq totalisht tualetin dhe të mbaj të pastër fytyrën. Bëhet fjalë për një solucion detergjenti me bazë ujore, që të jep mundësinë të heqësh mbetjet e tualetit dhe papastërtitë e lëkurën edhe rreth syve, duke respektuar fiziologjinë.
Produkti bazohet në teknologjinë e molekulave tensioaktive që bashkohen për të formuar sfera të vogla, në gjendje të përthithin brenda tyre dhe të eliminojnë papastërtinë dhe gjurmët e smogut, apo tualetit.
Pra, uji ushqyes mund të përdoret si heqës makiazhi, detergjent dhe hidratues në një të vetëm, për më tepër që nuk përmban alkool apo sapun dhe në veçanti udhëzohet për lëkura të thata dhe të ndjeshme.