Studiuesit kanë zbuluar se proteina BCL6 mund të luajë një rol thelbësor në ruajtjen e masës muskulore te personat që përdorin medikamente GLP-1, si Ozempic dhe Wegovy, për humbje peshe.
Medikamentet GLP-1 nuk bëjnë dallim mes humbjes së dhjamit dhe muskujve, ku masa muskulore përbën 40%-60% të peshës së humbur. Studiuesit nga Instituti Salk zbuluan se niveli i ulët i proteinës BCL6 çon në humbje të konsiderueshme të masës dhe forcës muskulore, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Rritja e nivelit të BCL6 riktheu muskujt dhe fuqinë te minjtë, duke dhënë shpresë për njerëzit që përballen me dobësim të muskujve për shkak të plakjes, kancerit ose humbjes së shpejtë të peshës.
Ky studim, i botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, sugjeron se kombinimi i medikamenteve GLP-1 me një terapi që rrit BCL6 mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së masës muskulore, duke hapur mundësi të reja për menaxhimin e peshës dhe mbrojtjen e muskujve./ Gazeta Shneta/


