Një çift që vuante nga azoospermia, mungesa e spermatozoideve të dukshme, ka arritur të ketë shtatzëni të parë të raportuar falë një sistemi të ri të asistuar nga inteligjenca artificiale, i quajtur Sperm Track and Recovery (STAR).
Ky sistem përdor algoritme të avancuara për të analizuar miliona imazhe të kampioneve të spermës dhe për të identifikuar qelizat e rralla të spermës që nuk mund të kapeshin me metodat tradicionale, shkruan Time, transmeton Gazeta Shneta.
Teknologjia e STAR ka rezultuar në shtatzëni të suksesshme për çiftin pas 19 vitesh përpjekje të pasuksesshme, duke i dhënë shpresë të re çiftave me probleme serioze të pjellorisë.
Ekspertët besojnë se kjo qasje mund të revolucionarizojë trajtimin e infertilitetit mashkullor dhe të ofrojë mundësi për shumë çifte të cilët më parë kishin pak shpresa për sukses./ Gazeta Shneta/


