Një ultrazë donacion për Neonatologjiinë, shtohet cilësia e shërbimeve për foshnjat

2018-06-01 në ora 12:31

Klinikës së Neonatologjisë në QKUK sot i është shtuar një pajisje ultrasonografike për diagnostifikimin e hershëm të anomalive tek të posalindurit

Bashkëpunimi mes Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe bankës Raiffeisen, ka sjell si donacion pajisjen Logiq V2, e cila do të ndihmojë mjekët në shtimin e cilësisë së shërbimeve të tyre diagnostike. Kjo pajisja do të përdoret për ekzaminime ultrasonografike të sistemit qendror nervor, ultrazë të abdomenit, zemrës dhe organeve të tjera të të posalindurve, shkruan Gazeta Shneta.

Me rastin e dorëzim- pranimit të këtij donacioni, ka marr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ai ka falënderuar donatorët, ndërsa është zotuar se gjatë këtij viti do të blihet aparatura dhe do të ketë përmirësime në infrastrukturë, e që do të lehtësojnë punën e stafit shëndetësorë, i cili edhe pse në kushte të vështira po japë kontribut të madh.

Në anën tjetër, Robert Wright, drejtor i Raiffeisen Bank për Kosovë, theksoi në fokus të Bankës janë edhe ndihmesat dhe donacionet në fusha të ndryshme. Wright, potencoi se në fillim kanë qenë të fokusuar në investimet në fushën e sportit dhe kulturës, përderisa tani më shumë do të përkrahin shëndetësinë.

Dr. Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, vlerësoj shumë të rëndësishëm këtë donacion, duke theksuar se përmes tij do të bëhet më i lehtë diagonstimi i patogjive të ndryshme tek foshnjat e porsalindura.

Përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë tha se përmes këtij donacioni po përmbushet njëra prej qëllimeve që ka Aksioni, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave. Për rëndësinë dhe lehtësimin që do të bëhet përmes punës më këtë ultrazë, foli edhe ud. Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, dr. Xhevdet Gojnovci. /Gazeta Shneta/