Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 2,333 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 25 raste pozitive.
Brenda 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacientë i moshës 65-vjeçare, nga Istogu, shkruan Gazeta Shneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889.”, thuhet në njoftim.
Komunat që regjistruan 25 raste pozitive janë: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti./GazetaShneta/