Studiuesit nga Spitali Zhongnan i Universitetit Wuhan kanë zbuluar se njerëzit me grupin e gjakut A mund të jenë më të prekshëm ndaj sëmundjes sesa ata me grupin e gjakut O.
Tani, studimet e reja pretendojnë se lloji juaj i gjakut mund të ndikojë në mundësinë e prekjes nga virusi shkruan Mirror.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Përgjatë studimit me 2,173 pacientë me koronavirus, përfshirë 206 persona që kishin ndërruar jetë pas kontraktimit të virusit ata zbuluan se:
Ndërkohë, nga 206 pacientë që ndërruan jetë, 41% u konstatua se ishin tipi A, ndërsa vetëm 25% ishin tip O.
Në studimin e tyre, botuar në Medrxiv, studiuesit, të udhëhequr nga Jiao Zhao, shkruajnë:
“Grupi i gjakut O shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekjes në krahasim me grupet jo O.
Në të kundërt, grupi i gjakut A ishte i shoqëruar me një rrezik më të lartë të vdekjes në krahasim me grupet jo-A. ”
Bazuar në gjetjet, studiuesit sugjerojnë që personat me grupin A mund të kenë nevojë për mbrojtje të ngritur personale. /Gazeta Shneta/