Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njerëzit me variantin Delta mund të transmetojnë virusin dy ditë para se të kenë simptoma

Jetë 29/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një studimi të ri nga revista Nature, njerëzit me variantin Delta mund ta transmetojnë virusin për gati 2 ditë para se të përjetojnë ndonjë simptomë.

Transmetimi presimptomatik mund të përbëjë pothuajse 75 përqind të infeksioneve të variantit Delta, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Njerëzit e vaksinuar, gjithashtu mund të jenë në gjendje të transmetojnë virusin aq lehtë sa njerëzit e pavaksinuar për shkak të ngarkesave të larta virale.

Ekspertët pohojnë se vaksinat mbeten mjetet tona më të mira në dispozicion për të kontrolluar përhapjen e COVID-19 dhe për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet serioze, shtrimi në spital dhe vdekja.

Transmetimi presimptomatik ishte një tipar i varianteve të mëparshme të koronavirusit, por hulumtimi sugjeron se hendeku midis marrjes së një testi pozitiv ndaj statusit simptomatologjik ishte vetëm 0.8 ditë, ndërsa sot me variantin Delta, është 1.8 ditë.

Si rezultat, gati tre të katërtat e infeksioneve me Delta ndodhin gjatë fazës presimptomatike, sugjeron hulumtimi i ri.

Vaksinat janë ende efektive, por përhapja e variantit është një shqetësim

Për shkak të kësaj transmetueshmërie të shtuar, Delta është bërë varianti mbizotërues në të gjithë botën. Ndër të tjera përbën më shumë se 90 përqind të rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Dhe ndërsa vaksinat janë akoma jashtëzakonisht efektive në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjen nga COVID-19, studimet po tregojnë se njerëzit e vaksinuar që infektohen me koronavirus, të ashtuquajturat “infeksione të përparuara”, mund të kenë ngarkesa virale aq të larta sa në individë të pavaksinuar, që do të thotë se edhe ata mund të transmetojë infeksionin.

Me këto gjetje të grumbulluara, së bashku me rritjen e shpejtë të numrit të rasteve të COVID-19 në mbarë vendin, ndërsa vazhdojmë me normat e vaksinimit, duhet rikthyer këshillat e shëndetit publik të lajmëruar më parë në pandemi.

Këto përfshijnë mandate maskash, thirrje për distancim fizik dhe program masiv të vaksinimit – në shumë qytete dhe shtete të botës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakRreziku i mpiksjes së gjakut është shumë më i lartë nga COVID-19 sesa nga vaksinat
Artikulli i rradhës Në QKUK lind edhe një foshnje tjetër me peshë mbi 6.5 kilogramë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.